Uji i Bovillës i pastër, Dollapi: Ndotja nga amortizimi i rrjetit dhe ndërhyrjet e paligjshme

Edhe pse uji i Bovillës, me të cilin furnizohet një pjesë e konsiderueshme e kryeqytetit, është i pastër, në cezmat e konsumatorëve jo rrallë herë konstatohen ndotje. Sipas drejtuesve të Ujësjellësit të Tiranës, uji ndotet gjatë rrugës deri në ccezmat e konsumatorëve për shkak të amortizimit të rrjetit dhe ndërhyrjeve të paligjshme. Specialistë të ujësjellësit thonë se pastërtia e ujit të pijshëm në ujësjellësin e Bovillës, në Tiranë është brenda standardeve dhe niveli i baktereve është 300 herë më i vogël, se kufiri maksimal që pranon sistemi i impiantit të Bovillës.

Ndërkaq, autoritet shëndetësore shpeshherë e kanë ngritur këtë problem, për shkak të konstatimit të ndotjes së ujit në pikat fundore. Po kështu, me nisjen e sezonit të verës ata u bëjnë apel qytetarëve që të pastrojnë dhe depozitat e tyre të ujit, që mund të behen shkak për ujin e papastër në ccezma.

Për të siguruar cilësi të mirë të ujit, do të bëhet monitorimi përgjatë 24 orëve qoftë nga Ujësjellësi dhe qoftë nga specilialistët e shëndetësisë.

Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, pas inspektimit në këtë impiantin e Bovillës për cilësinë e ujit tha se “liqeni monitorohet për pastërtinë e ujit 24 orë në ditë dhe mjeti lundrues që UKT ka siguruar lehtëson monitorimin e liqenit në çdo anë të tij”. Dollapi bëri me dije investimet e kryera në pjesën e Shkozës, ku u ndërtua një linjë transmetimi, e cila sipas tij “bën të mundur nxjerrjen jashtë funksioni të 3 linjave të shpërndarjes, që janë të amortizuara dhe të ngarkuara nga ndërhyrjet e paligjshme në rrjet”.

Në lidhje me ndërhyrjet e paligjshme në rrjet, Dollapi tha se “forcimi i bashkëpunimit me prokurorinë është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e sistemit të UKT-së, si dhe për të mbrojtur konsumatorin ligjor nga mbifaturime apo padrejtësi të mundshme”. Aktualisht, në prokurori, sipas tij, janë dorëzuar 20 kallëzime penale kundrejt subjekteve private të cilat mendohet se kanë kryer ndërhyrje të paligjshme në rrjet, si dhe po përgatitet dokumentacioni për 30 kallëzime të tjera.

 

Liqeni i Bovillës furnizon rreth 50 përqind të nevojave të kryeqytetit me ujë të pijshëm. Pastërtia e ujit sipas kreut të UKT -së vjen edhe si rezultat i vendosjes së tubacioneve në 20 metra thellësi.

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC