A ndihmon qumështi i gomarit për të qënë në formë?

28 maj 2011 – Thuhet se sekreti i Kleopatrës ka qenë qumështi i gomarit, i cili bën mrekullira edhe në linjat e belit sipas një studimi. Duke patur sasi të mëdha të vajrave omega-3 dhe calciumit, aim und të jetë mjaft i shëndetshëm për zemrën dhe ndihmon për të ruajtur energjinë trupore të lartë përgjatë gjithë ditës. Studime të mëparshme kanë supozuar se qumështi i pasur me protein është një alternativë e mirë e qumështit të lopës pë rata që vuajnë nga alergjitë, kështu që qumështi i gomarit mund të bëhët së shpejti mrekullia më e re e konsumatorëve të qumështit.

Në studimin më të fundit, shkencëtarët italianë ushqenin minjtë ose me qumësht lope ose me qumësht gomari, përpara se ata të hanin ushqimin e tyre të zakonshëm. Ndërsa ata që pinin qumësht lope u shëndoshën dhe vunë më shumë dhjam, ata që pinë qumësht gomari u shëndoshën normalisht. Ata kishin gjithashtu më pak yndyrna në gjak dhe yndyrna të llojeve të tjera që dëmtojnë arteriet dhe zemrën. Edhe mitokondritë e tyre – bateritë e vogla të qelizave – ishin super të karikuara, duke e kthyer ushqimin në energji në mënyrë të menjëhershme.

Duke konsideruar të dhënat e nxjerrë nga studimi, konsumi i qumështit të gomarit duhet imponuar te konsumatorët, mësohet të kenë thënë studiuesit në Kongresin Ndërkombëtar të Obezitetit në Turqi. Sidoqoftë, gomerët arrijnë të bëjnë deri në 1 të 10 më pak qumësht në ditë krahasuar me një lopë qumështi. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse duheshin rreth 700 gomerë për banjat me qumësht të Kleopatrës.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC