Riciklimi i mbetjeve, biznesmenët: Të inkurajohen bizneset e grumbullimit

Pavarësisht se riciklimi i mbetjeve është industri ekzistuese që po njeh zhvillim, kjo industri është ende në një fazë fillestare në Shqipëri. Ndërkohë, potencialet e vendit për zhvillimin e këtij biznesi janë të mëdha, pasi, sot kemi një përqindje mjaft të vogël të mbetjeve urbane që riciklihen. Kështu u shpreh zv.ministri i Mjedisit, Taulant Bino. Sipas të cilit, objektivat janë që Shqipëria brenda vitit 2015 duhet të duhet të riciklojë 25 % të sasisë së mbetjeve dhe brenda viti 2025 kjo përqindje duhet të arrijë në shifrën 55 % të mbetjeve që gjeneron.

Ndërkaq, rreth 30 të rinj janë trajnuar në kuadër të një projekti, “Pjesëmarrja rinore në Biznesin e riciklimit”, për inkurajimin e tyre për t’u përfshirë në biznesin e grumbullimit të mbetjeve, gjë që do të  ndihmonte në zhvillimin e indurstrisë së riciklimit.

Bardhyl Baltëza, biznesmen i industrisë së riciklimit të mbetjeve tha se “shqiptarët kanë invetsuar në industrinë e riciklimit me kurajo, pasi gjatë kësaj kohe ka pak ndihmë për të stimuar këtë industri që në të gjithë botën stimohet pasi ka të bëjë më shumë me shtetin. Është e para gjatë 10 viteve që qeveria shqiptare po merr në konsideratë fjalën e biznesit. Pararësisht klimës së ashpër politike, ne duhet të bëhemi në palë dhe nuk duhet të politizojmë veprimet e ndërmarra”. Ndërkaq, aktualisht rreth 70 % e mbetjeve, të cilat janë lëndë e parë për riciklimin digjen, duke shkaktuar njëherësh shkarkime gazesh të dëmshme në ajër. “Çuditërisht këtë e bën shteti, qeverisja lokale, por ne nuk gjejmë gjuhën e përbashkët për të mbledhur këtë mbetje urbane, ndaj presim shumë nga shoqëria civile në këtë drejtim”, tha Baltëza.

Një tjetër biznesmen, Vullnet Haka, tha se studentët që sapo kanë përfunduar studimet, të profilit ekonomik apo të mbrojtjes së mjedisit, duhet të ndihmohen me mikrokredi për të ngritur bizneset për grumbullimin e mbetjeve për t’i dorëzuar ato më pas në fabrikat e riciklimit.

Mbetjet urbane janë një ndër problemet më shqetësuese të vendit, ndërkohë që për industrinë e riciklimit përdoren vetëm rreth 30 % e tyre. Por vec kësaj, sa i takon mbetjeve mungon ndarja e mbetjeve që në burim, gjë që do të sillte dhe mundësi për riciklimin e tyre. Edhe pse përpjekjet për ndarje të mbetjeve që në burim  nuk kanë munguar, ato kanë qenë sporadike dhe të pastudiuara mirë, duke bërë që projektet për këtë qëllim të dështojnë.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC