Numërimi në Tiranë, mbyllen 7 KZAZ. Basha kryeson në 3 Njësi Bashkiake, Rama në 1. Shifrat e plota

Përfundon numërimi i votave në KZAZ 50 dhe 51 që i përgjigjen përkatësisht Njësisë bashkiake nr 6 dhe 7 në kryeqytet, ndërsa kandidati i “Aleanca për të Ardhmen” ka fituar në këto dy njësi kundrejt Lulzim Basha të “Aleanca për Qytetarin” . Sipas të dhënave zyrtare në KZAZ 50 (Njësia 6) Edi Rama ka fituar 11599 vota, ndërsa Lulzim Basha 10981 vota, me një diferencë prej 618 votash. Ndërsa në KZAZ-në 51 (Njësia nr 7) Edi Rama ka fituar 13793 vota, ndërsa Lulzim Basha 13329 vota dhe me një diferencë prej 464 vota në favor të kandidatit “Aleanca për të Ardhmen”.

Në KZAZ nr 49 (Njësia Bashkiake nr 5) ku janë numëruar 39 nga 65 kuti që ka kjo zonë, Edi Rama udhëheq me 3093 vota më shumë se Lulzim Basha.

Ndërkohë referuar procesit të Numërimit të votave në KZAZ-në 52 (Njësia Bashkiake 8 ) ku janë numëruar 25 nga 30 kuti votimi, kandidati Basha ka fituar 7680 vota, ndërsa Rama 5700, me një diferencë prej 1980 votash.

Në anën tjetër në KZAZ-në 53 (Njësia Bashkiake nr 9) ku janë numëruar 30 nga 41 kutitë, Basha ka fituar 8895 vota, ndërsa Rama 8645 vota, ku kandidati i Aleanca për Qytetarin udhëheq me 250 vota.

Gjithashtu kandidati Basha udhëheq edhe në KZAZ-në 55 (Njësia Bashkiake nr 11), ku pas numërimit të 50 nga 55 kuti që ka kjo zonë, Basha ka fituar 12402 vota, ndërsa Rama 10117 vota, me një diferencë prej 2285 vota në favor të kandidatit të “Aleanca për Qytetarin”

Edi Rama kandidat i “Aleanca për të Ardhmen” fiton në KZAZ-në nr 45 në Njësinë Bashkiake nr 1 kundrejt kandidatit të “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha. Në përfundim të procesit të numërimit të 39 kutive të votimit në këtë njësi bashkiake, kandidati Rama ka fituar 9706 vota, ndërsa kandidati Basha 9196 vota. Në këtë mënyrë diferenca mes dy kandidatëve është 510 vota në favor të Ramës.

Lulzim Basha kandidati i “Aleanca për Qytetarin” fiton në KZAZ-në nr 46 (Njësia Bashkiake nr 2) kundrejt kandidatit të “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama me një diferencë prej 263 votash. Në përfundim të procesit të numërimit të 54 kutive në këtë njësi, Basha ka fituar 16082 vota, ndërsa Rama 15819 vota.

Edi Rama kandidat i ‘Aleanca për të Ardhmen’ në Bashkinë e Tiranës ka fituar me një diferencë prej 473 votash kundrejt rivalit të tij Lulzim Basha, ‘Aleanca për Qytetarin’ në KZAZ-në nr 47 (Njësia Bashkiake nr 3). Në përfundim të procesit të numërimit të votave në këtë njësi, Rama ka fituar 8930 vota, ndërsa Basha 8457 vota.

Lulzim Basha (Aleanca për Qytetarin) fiton zgjedhjet në Njësinë Bashkiake nr 4 në Tiranë ose në KZAZ-në 48. Në përfundim të procesit të numërimit të votave rezultoi se kandidati Basha kishte 11 mijë vota, ndërsa Rama 10860 vota. Pra diferenca në këtë njësi vendore është 140 vota në favor të kandidatit të “Aleanca për Qytetarin”.

Lulzim Basha kandidat i “Aleanca për Qytetarin” fiton në Njësinë Bashkiake nr 10 kundrejt Edi Ramës i ‘Aleanca për të Ardhmen’. Në përfundim të procesit të numërimit të votave për këtë njësi bashkiake, Rama rezulton me 5381 vota, ndërsa Basha 5880 vota, me një diferenc prej 499 votash në favor të kndidatit të “Aleanca për Qytetarin”

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC