Granti japonez, Urgjencë e re për spitalin e Lushnjes

Spitali i Lushnjes do të ketë një Urgjencë të mirëpajisur me apartura të fjalës së fundit të mjekësisë, falë grantit të qeverisë japoneze dhe që do shërbejë si pikë referimi dhe për zonat përreth. Ky investim është pjesë e projektit që shtrihet në 14 rrethe të vendit, ndërsa me këtë projekt arrijmë të realizojmë në qytetin e Lushnjes një ndihmë mjekësore të një niveli mjaft të lartë, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. “Falë ndihmës japoneze kemi aparatura që na ndihmojnë të kemi maksimumin jetësor për të diagnostikuar shpejt dhe trajtuar të gjitha rastet emergjente. Sot jemi më të qetë sesa dje, sepse kemi të gjithë instrumentat e duhur, kemi urgjencë me aparatura bashkëkohore, që ofrojnë shërbimin më të mirë të mundshëm”, tha Vasili. Ky investim sipas tij, “është në rrugë e vazhdueshme të investimeve të pandërprera që kemi bërë dhe bëjmë në këtë spital, por dhe sistemin parësor të qytetit”.

Minister i Ambasadës së Japonisë për Shqipërinë, Yuzo Ota, tha se “këto pajisje janë dedikuar për spitalin e Lushnjes dhe unë shpresoj që ato t’i vijnë në ndihmë shërbimit të emergjencës së popullsisë së këtij rajoni. Duam që ky spital të jetë spitali më i mirë për t’u shërbyer njerëzve dhe për t’u ofruar shërbimin më të mirë jetësor”.

Projekti japonez për urgjencat

Projekti “Permiresimi i Pajisjeve Mjekësore në qendrat rajonale te urgjences” shtrihet në 14 qendra urgjence në vend, ndërsa ka një vlerë prej 718 milione Jenë Japonezë (JPY) (të barazvlefshme me 6.145.155 Euro). Agjensia Japoneze per Bashkepunim
Nderkombetar (JICA) ka levruar pajisje mjekesore per urgjenca, pajisje të imazherise, pajisje per laboratore klinike, auto-ambulanca dhe pajisje për shpëtimin e jetës në 14 qendra urgjence te ne gjithe vendin, te cilat shërbejnë për modernizimin e qendrave te urgjencës.
Objektivi kryesor i këtij Projekti eshte te mundesoje diagnstikimin e shpejte dhe trajtimin mjekesor te pacienteve, sa me prane tyre, duke permiresuar keshtu indeksin e shpetimit te jetes ne Shqipëri. Pajisje Mjekesore si auto-ambulanca me pajisje te avancuara per shpetimin e jetës, CT Skanera, monitore te parametrave jetesore, pajisje imazherie për diagnostikim etj jane dhuruar per Sptalin Pediatrik ne Tirane, spitalet rajonale të Kukesit, Lezhes, Dibres Durresit, Elbasanit, Fierit, Beratit, Vlores, Gjirokastrës dhe Korccës, në spitalet e qyteteve Lushnje dhe Sarande si dhe ne Qendren
Shperndarese te Urgjences Mjekesore në Tiranë.
Japonia i nisi aktivitetet e ndihmës zyrtare per zhvillim ne vitin 1990, me qellimin
per te promovuar demokratizimin dhe zhvillimin e sektoreve sociale dhe ekonomie.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC