Dita e Tokës, Veprime të Gjelbërta në mbrojtje të planetit

Thatësirat e zgjatura, apo reshjet e dendura dhe përmbytjet, pjerrësitë e mëdha të shpateve e mungesa e mbulesës bimore në to.. Janë këto disa nga dukuritë që kanë çuar në humbjen e vetive dhe karakteristikave thelbësore të sipërfaqes së tokës në botë, përfshi dhe Shqipërinë, për të cilat një faktor i madh është veprimtaria njërëzore.

Në Ditën Botërore të Tokës,  mesazhe sensibilizuese dhe veprime mjedisore janë ndërmarrë në të gjithë botën, për parandalimin e efekteve negative në mjedis, në mbrojtje të planetit.

Miliona njerëz në botë kanë ndërmarrë sot aktivitete sensibilizuese në 41 vjetorin e Ditës botërore të Tokës. Kjo ditë e vendosur në 1970, mblodhi së bashku shumë aktivistë dhe njerëz të shquar rreth botës duke kërkuar që të veprohet në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të së ardhmen. Leonardo DiCaprio, Jewel, Ed Begley, Jr., Sienna Miller, Matthew Modine, Maria Menounos, Edward Norton dhe Ian Somerhalder janë ndërmjet shumë të tjerëve që kërkojnë Veprime të Gjelbërta në mbrojtje të planetit tonë.

Nga Fakulteti Bujqësor dhe i Mjedisit, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha se “problemet që lidhen me tokën i gjejmë sot gjerësisht në terminologjinë e kohës, ku këto fenomene vijnë si një rezultante e veprimit të faktorëve natyrorë dhe atyre njerëzorë”. Mediu u ndal në konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi, Mediu tha se toka bujqësore në Shqipëri zë rreth 39 % të totalit të sipërfaqes së tokës dhe bujqësia e qëndrueshme është filozofia që bazohet në qëllime humane dhe në të kuptuarit të ndikimit afat-gjatë të aktivitetetve tona në mjedis dhe organizma. Sa i takon erozionit, dukuri natyrore me të cilën përballet vendi, shkaqe vijnë nga kushtet gjeoklimatike, si sasia e reshjeve apo pjerrtësia e theksuar, por shpesh faktor negativ janë bërë ndërhyrjet në natyrën shqiptare.

Studimet tregojnë se çdo vit në Shqipëri gërryhet në 20% të sipërfaqes së Tokës. Çdo vit hidhen në det, nëpërmjet rrjetit ujor, mbi 60 milion ton materiale të ngurta. Ky fenomen u shfaq në mënyrë të përsëritur dy vitet e fundit sidomos në zonën veri-lindore të vendit, pas reshjeve të shumta që shkaktuan përmbytje dhe erozion të theksuar në zonën bregdetare, tha Mediu.

Dita e Tokës është përkujtuar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme edhe në rrethe të tjera të vendit. Dita e Tokës këtë vit festohet gjithashtu në kuadrin e shpalljes së 2011 si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve, nën logon “Earth’s Living Treasure” (Pasuria e gjallë e tokës).

Si lindi Dita e Tokës?

Në aspektin global, në fillimvitet ‘60, problemet mjedisore ishin shumëfishuar. Ndotja e ajrit kishte marrë përmasa të pandalshme, duke shkaktuar sëmundje që shkaktonin vdekje në NewYork, Los Angelos, etj, ndërsa në shumë vende të tjera tymrat e dëmshme, që çliroheshin nga makinat dhe fabrikat, po e beni jetën përditë e më të vështirë. Gjatë një udhëtimi në Gusht të 1969 senatori i Winsconsin,  Gaylord Nelson, vuri re me dhimbje se kolegët e tij kongresmenë ishin shumë pak të interesuar për problemet e mjedisit krahasuar me komunitetet, të cilët me devotshmëri dhe duke pasur ndihmen e specializuar të studentëve vullnetarë, përpiqeshin të zgjidhnin problemet e ndotjes në komunitetet e tyre.
Në shtator, në një fjalim në Siatëll, Senatori Nelson anonçoi për herë të parë konceptin e Teach-in, e cila u pasqyrua dhe në mediat si gazeta Time dhe Neësëeek  dhe në faqet kryesore të New York Times. Dhe vetem disa javë më vonë ai krijoi një organizatë jo- përfituese, jo-partizane të quajtur Environmental Teach-in. Qëllimi kryesor i ngritjes së kësaj shoqate ishte “të forcojmë çështjet (e mjedisit ) nëpërmjet dialogut politik në të gjithë vendin”.

Në dhjetor të po këtij viti Senatori Nelson përzgjodhi një 25 vjeçar për të drejtuar organizatën Denis Hayes, i cili anulloi  planet për vazhdimin e studimit për legjislacionin në Universitetin e Haëardit dhe filloi punen per bërjen e planeve për të inauguruar Ditën e Tokës. Një nga lëvizjet më të zgjuara në strategjinë e tij ishte blerja e një faqeje të New York Times në shkurt 1970 . Njoftimi përmbante lajmërimin që në 22 Prill 1970  të gjitha banorët e të gjitha Shteteve të Bashkuara duhet të demostronin për një mjedis më të pastër. Në këtë datë 20 milion amerikanë morën pjesë në demostratën  mjedisore nga më spektakolaret, që u quajt “Dita e Tokës”.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC