Shkolla e Policisë, shpallen datat e testimit. Udhëzimi i plotë. Kriteret që duhen plotësuar

Policia e Shtetit bën publik datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë për periudhën shtator-dhjetor 2010.  Sipas një njoftimi zyrtar, të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive të Policisë në Qarqe për periudhën shtator-dhjetor 2010, do t’i nënshtrohen testimit me shkrim sipas këtyre datave:

Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë testimi me shkrim do të zhvillohet në datat 14, 21 dhe 28 maj 2011. Testimi me shkrim do të zhvillohet sipas këtij përcaktimi:

Me datën 14 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve të Qarkut Tiranë, sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 001-300 pjesa e parë. Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 301-600 pjesa e dytë.

Me datën 21 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve nga Qarqet Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës dhe Lezhë sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 601-724 pjesa e tretë dhe kandidatët e Qarqeve Durrës dhe Dibër. Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Kukës dhe Lezhë.

Me datën 28 maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidatëve nga Qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër sipas këtij përcaktimi: Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Elbasan, Berat dhe Vlorë. Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantët e qarqeve Korçë dhe Gjirokastër.

Në ambientet e Universitetit Kristal Fier në datën 18 Maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim për aplikantët nga qarku i Fierit. Në orën 08.00’  të kësaj date aplikantët e qarkut Fier do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim në ambientet e këtij universiteti

Për qarkun e Shkodrës testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër në datën 25 maj 2011. Kandidatët duhet të paraqiten në orën 08.00’ pranë këtij universiteti.

Lista e kandidatëve sipas qarqeve dhe kodi i aplikimit është shpallur në datë 19 janar 2011 nga Policia e Shtetit dhe gjendet si në faqen e internetit, ashtu dhe pranë Drejtorive të Poicisë në Qarqe. Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim. Korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatët do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim. Kandidatët që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit, për të cilat do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre. Policia e Shtetit, përmes këtij proçesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proçes i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët. Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces mund të drejtohen pranë Zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al.

Udhëzime për Testin me Shkrim

  1. Testi me shkrim përbëhet prej 70 pyetjeve të hartuara për të testuar aftësitë tuaja në disa fusha.
  2. Koha në dispozicion për të përfunduar testin është 2 orë.
  3. Për t’ju përgjigjur pyetjeve duhet të përdorni laps me gomë.
  4. Nëse keni nevojë të ndryshoni përgjigjen, mund të fshini përgjigjen e parë dhe të jepni përgjigjen e re.
  5. Fillimisht do të plotësoni emrin dhe mbiemrin në fletën e parë që keni pyetjet e testit
  6. Mbasi të keni shkruar emrin dhe mbiemrin do te shikoni se tek fleta roze keni nje kuti që shënon “Test Form”, mbushni me lapës atë shkronjë që i korrespondon shkronjës në cepin e djathtë sipër, të faqes së parë të testit, pra do të plotësoni variantin e testit.
  7. Mos e plotësoni kutinë që shënon “Subj Score” (Rezultati për lëndë).
  8. Për disa pyetje ju jepen katër mundësi zgjedhjeje A, B, C, D dhe për disa te tjera dy mundësi A, B.
  9. Zgjidhni një përgjigje për çdo pyetje dhe mbushni atë në fletën me ngjyrë roze.

10.  Duhet ta mbushni me lapës të gjithë rrethin e përgjigjes që do të jepni.

11.  Në rast se ajo nuk mbushet plotësisht mund të mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj të bëhet kujdes gjatë mbushjes se rrethit.

12.  Çdo përgjigje tjetër e mbushur nga ana juaj ne fletën rozë do të jetë gabim dhe nuk lexohet nga skaneri

13.  Shënoni përgjigjen tuaj në shkronjën korresponduese në fletën e përgjigjeve me ngjyre roze që keni .

14.  Duhet t’u jepni përgjigje te gjitha pyetjeve, pra duhet te mbushni me laps ato edhe nëse per përgjigjen qe jepni ju nuk jeni të sigurt se ajo është e saktë.

15.  Mos bëni asnjë shenjë tjetër në fletën e përgjigjeve me ngjyre rozë.

16.  Sigurohuni që të plotësoni kutinë në përgjigjen e duhur.

17.  Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen e një pyetjeje, mos e plotësoni   dhe kthejuni më vonë nëse do të keni kohë.

18.  Tek fleta rozë keni shkronjën E , kjo nuk plotësohet nga ana juaj.

19.  Tek fleta rozë do te plotësoni vetëm 70 përgjigje dhe pjesa tjetër nuk do të plotësohet, pra nga 1-70, pra kjo është e detyrueshme.

20.  Përveç fletës se bardhë qe u kemi dhëne për te bere llogaritjet mund te bëni ndonjë shënim ose llogaritje edhe në testin tuaj prej 70 pyetjesh.

21.  Nuk do te përdorni makina llogaritëse, telefona celularë apo ndonjë mjet tjetër që mund t’ju ndihmojë për testin. Celularët duhet ti keni te fikur qe  para hyrjes ne sallën e testimit dhe deri ne momentin e përfundimit te provimit.

22.  Përdorimi i mjeteve të tilla do t’ju s’kualifikoje automatikisht.

23.  Nuk duhet të komunikoni në asnjë mënyrë me njeri-tjetrin gjatë testimit. Nëse do të komunikoni, do të skualifikoheni menjëherë nga procesi, pra do te dilni nga salla.

24.  Nëse keni pyetje, ngrini dorën dhe prisni që mbikqyrësi që ndodhet pranë jush t’ju përgjigjet dhe t’ju sqaroje ne lidhje me pyetjen tuaj.

25.  Pas përfundimit të testit, të gjitha materialet (materiali i testit, fletët e përgjigjeve, shënimet, etj) duhet të dorëzohen. Nuk mund të merrni asgjë me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.

26.  Testi do të korrigjohet në mënyrë elektronike dhe brenda ditës do të shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parë rezultatet.

27.  Ne momentin e dhënies se përgjigjeve duhet te jeni te vëmendshëm, pasi do t’u komunikohen oraret e Testimit të Aftësive Fizike për kandidatët që e kanë kaluar testin me shkrim.

 

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC