Ballkani Perendimor, rimëkëmbja ekonomike jo e barabartë në 2010

Rimëkëmbja ekonomike në Ballkanin Perëndimor ka qenë jo e barabartë gjate vitit te kaluar, për shkak se në Serbi rritja e prodhimit te brendshem bruto ka arritur 1,8 %,  ndërsa në Kroaci ka ardhur deri në rënie GDP prej 1,2 %, sipas vleresimit te Komisionit Evropian. Në të njejtën periudhë, Shqipëria e ka tejkaluar krizën pa recesion dhe ka arritur rritje të GDP prej 5,7 % shtesë në tremujorin e fundit të vitit 2010, ndërsa gjatë gjithë vitit 1,4 %, njoftoi BTA. Komisioni Evropian në analizën ekonomike te tij thekson se rritja e ekonomisë dhe GDP në rajon ka ardhur fillimisht, fale  rritjes së eksportit, që ka sjelle dhe zvogëlim të deficitit të jashtëm tregtar. Në Mal të Zi, sipas vlerësimeve të KE-së, GDP në vitin 2010 është rritur për 1,1 %, në Bosnjë e Hercegovinë 0,9 %, në Maqedoni 0,7 %, ndërsa në Kosovë  ishte 4,6 %. Nderkaq, sipas vleresimeve te KE, papunësia  mbetet problem i madh për gjithë rajonin, madje në Serbi dhe Kroaci ka ardhur në rritje. Në Serbi, shkalla e papunesise arriti në 20 %, ndërsa në Kroaci 11,8 % nga popullata e aftë për punë, por papunësia është shumë shqetësuese edhe ne shtete te tjera te rajonit.  Shkalla me e larte e inflacionit eshte regjistruar ne Serbi ne 2010, kur rritja e çmimeve ka arritur 10,3 % , ndërsa në Mal të Zi ishte vetëm 0,5 %, në Kroaci 1 % , në Maqedoni 1,6 %, në Bosnje-Hercegovine  2,1 %, në Shqipëri 3,6 % dhe në Kosovë 3,5 %. Në analizën e KE-së thuhet se rritja e inflacionit në Ballkanin Perëndimor ka ardhur për shkak të shtrenjtimit të ushqimit, si dhe naftës në tregun botëror.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC