Amnistia fiskale, Bode paraqet p/ligjin. Cfarë përfiton biznesi dhe detyrimet që falen

“Amnistia fiskale sjell përfitime për individët dhe bizneset. Ajo është rruga për të dalë nga evazioni fiskal dhe jo për të legjitimuar evazionin perspektiv fiskal”, u shpreh ministri i Financave Ridvan Bode. Gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë Bode paraqiti edhe draftin mbi amnistinë fiskale, për të cilën tha se “kjo dëshmon jo vetëm vullnetin e mirë të qeverisë, për të zgjeruar bashkëpunimin me biznesin dhe për të lehtësuar praktikën e përditshme të biznesit, por nga ana tjetër reflekton edhe kapacitetin që ka tashmë administrata fiskale për një administrim më të mirë ligjor”. Duke u ndalur në arsyet që shtynë qeverinë për të paraqitur këtë nismë ligjore, Bode theksoi se “jemi në fazën përfundimtare të plotësimit më pajisje elektronike fiskale, të cilat mundësojnë kontrollin e xhiros ekonomike, ndërkohë një sërë procedurash të tjera të modernizimit kanë ndodhur në industri të veçanta të cilat kanë vënë në kontroll dhe mbikëqyrje të rreptë ligjore, të gjithë transaksionet ekonomike që kryhen siç janë : industria e naftës, mallrat e akcizës të cilat përmes vendosjes të pullave të reja të sigurisë, krijojnë kushtet për një administrim rigoroz dhe për mënjanimin e të gjithë hapësirave për evazion fiskal”. “Nga ana tjetër procese të tjera të informatizimit dhe të raportimit të xhirove online nga administrata e biznesit, sikurse dhe modernizimi i mbledhjes së të ardhurave, raportimit të të ardhurave përmes sistemit të thesarit dhe sistemit bankar kanë bërë që tashmë niveli i administrimit të taksave të jetë në një stad të tillë që mundëson rigorozitet ligjor në nxjerrjen e tatimeve dhe taksave. Pra kanë qenë këto arsyet së pari që bindën qeverinë për të filluar nismën ligjore dhe për ta prezantuar atë për diskutim”, tha Bode. Por sipas tij një tjetër arsye ka të bëjë me situatën ekonomike në tërësi. “Bota ndodhet sot në një fazë të ringritjes ekonomike. Në fazën e rialokimit të kapitaleve dhe të aseteve, në funksion të modelit të ri që po ndërtohet pas krizës së fundit, që ishte më e thella e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar dhe që në tërësinë e saj ka dëshmuar nevojën e një vitaliteti dhe rialokimi të shpejtë të strategjive të biznesit dhe të aseteve e kapitaleve të tyre në përputhje me rregullat e reja të kësaj bote financiare dhe ekonomike. Në këtë kuadër pra, mendojmë që një relaksim një mundësi për mobilizim kapitalesh në nivelin mikroekonomik dhe në planin e biznesit do të ishte eficent për të mundësuar e përshpejtuar gjithë këtë proces të riadoptimit të bizneseve në modelin e ri ekonomik pas periudhës së krizës”, tha Bode. Më poshtë po japim të plotë sqarimin e dhënë nga ministri i Financave.

Çfarë synohet dhe kush përfiton nga kjo amnisti ?

Se pari, e gjithë kjo paketë ka vendosur në epiqendër të saj qytetarin dhe mundësinë që të gjithë individët, qytetarët të mund të deklarojnë gjendjen e tyre fiskale financiare, raportet e tyre ligjore në fushën e taksave pikërisht në periudhën që shtrihet amnistia fiskale. Kjo është e domosdoshme, pasi duke filluar nga viti 2011 qytetarët do të deklarojnë të ardhurat e tyre. Deklarata e të ardhurave personale që tashmë është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe që i raporton vitit 2011, që është viti i parë i raportimit të tyre dhe që do të bëhet për herë të parë në pranverën e vitit 2012, krijon nevojën që qytetarët të mund të deklarohen me gjithë të ardhurat që ata kanë dhe disponojnë aktualisht, të krijuar edhe historikisht me vlerën e tyre reale, në mënyrë që të mos krijohen pastaj mospërputhje me deklarimet e tyre vjetore dhe të mos kemi devijime midis pasurive që zotërojnë individët dhe të ardhurave që kanë në harkun e një viti, c;ka do të përbënte një kundravajtje penale dhe një kusht të mjaftueshëm që kur individë të caktuar apo grupe të tera të mund të vendosen në veprimin e ligjit për shkak të mospërputhjes të gjendjes së tyre pasurore me sasinë e të ardhurave që deklarojnë në harkun e një viti. Pra mendohet që pikërisht përfituesit më të mëdhenj në një amnisti dhe falje të kësaj natyre janë individët, të cilët do të rregullojnë statusin e tyre pasuror në raport me ligjin, ne raport me fiskalen, me shtetin dhe të kenë mundësinë që pas këtij momenti të çlirohen nga çdo lloj obligimi ligjor në ballafaqimin e të ardhurave tyre me pasuritë që disponojnë aktualisht. Pra ky është akti që i jep fund një periudhe tranzicioni tepër të gjatë dhe të raporteve joligjore midis individit dhe ligjit, përmes pagimit të taksave dhe tatimeve, përmes deklarimit dhe sigurimit të të ardhurave në mënyrë legjitime. Pra ato që tashmë janë vendosur deri më sot nën veprimin e ligjit dhe ato që nuk janë vendosur ende në veprimin e ligjit të mund të marrin një status ligjor për t’i dhënë fund kësaj periudhe të tranzitimit, të mosveprimit të ligjit dhe të një edukate jo të zhvilluar fiskale në raportet individ shtet. Pra ky është elementi i parë. Përfitojnë individët dhe ata janë të lirë të deklarojnë të gjitha shumat monetare që disponojnë dhe që i kanë të palegalizuara, duke paguar një vlerë prej     3% të shumës, duke i futur në sistemin bankar, sistemin financiar apo në forma të tjera të investimit të tyre në ekonominë shqiptare kundrejt një pagese prej 3 %. Kjo tarifë, është shumë më e ulët se norma vjetore e interesit në lekë. Pra e bën këtë masë të amnistisë të leverdisshme sepse vetëm përfitimi nga interesat bankare janë shumë më të larta nga tarifa vjetore që paguhet për legalizimin e kapitaleve të çdo individi.

Së dyti individët do të ftohen për të rivlerësuar kapitalet e tyre fikse. Ne zbatojmë prej disa vitesh taksën e sheshtë, pra të gjitha pasuritë e individëve që shiten në treg dhe që kanë diferenca midis cmimit të blerjes në momentin fillestar dhe atij të shitjes në tregun aktual, mbi këtë shumë paguhet 10 %. Më konkretisht nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse shitet sot kushton 100,000 Euro, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100,000 USD, c’ka do të bënte që tatimi në masën 10% të ishte 10,000 USD. Duke bërë rivlerësimin qytetari do të paguajë vetëm 1,000 USD. Pra është një lehtësim për tregun imobilar në Shqipëri duke i krijuar mundësi të gjithë individëve që të rivlerësojnë  pasuritë e tyre, për shkak të dinamikës së shpejtë të vlerës së kapitaleve të aseteve të mund t’i rivlerësojnë në mënyrë që në perspektivë të mos ndjenjë peshën e madhe dhe rpesionin e pagimit të një takes disa herë më të lartë se ajo që ftohen të paguajnë përmes amnistisë. Kjo është e domosdoshme dhe për faktin se një pjesë e mirë e pasurive të individëve kanë pasur një vlerë simbolike që vijnë nga procesi i privatizimeve të banesave në vitin 1992, ndërkohë që dinamika e tregut imobilar ka qenë e madhe, me qindra herë në rritje duke sjellë si domosdoshmëri nevojën e një rivlerësimi përmes një pagese simbolike prej vetëm 1 % të shumë që ai vlerësohet. Individëve u falen të gjitha taksat dhe tatimet të papaguara deri ne fund të vitit 2010, qofshin këto taksa vendore apo kombëtare. Detyrimet e papaguara për makinat e importuara deri në fund te vitit 2010, u falen gjobat dhe interesat e lliogaritura në doganë, nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit.

Së dyti, nga kjo inisiativë ligjore përfiton biznesi i vogël;

Të gjithë ata qytetarë që kanë të regjistruar biznes të vogël dhe që deklarojnë shuma monetare në baze të këtij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjithë detyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 Dhjetor 2010. Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3 %. Të gjithë të vetëpunesuarve, u falen sigurimet shoqerore dhe shëndetësore dhe gjobat e kamate vonesat e papaguara deri me 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nese paguajne detyrimin e tyre per sigurime per vitin 2011. Kjo kategori nese deshiron te paguaje detyrimet per kontributet, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te gjithe periudhen e kaluar. Personave fizike, biznes i vogël, u falen gjobat dhe kamate vonesat per te punësuarit e tyre, deri me 31 Dhjetor 2010. Biznesit të vogël i cili është pajisur me kasë fiskale deri me 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marre per mosvendosjen e ketyre pajisjeve.  Të gjithë ata që nuk janë pajisur me kasë fiskale deri në afatin ligjor 28 shkurt 2011, janë të detyruar të paguajnë detyrimet ligjore dhe njëkohësisht penalitet e reja që ne propozojmë të vendosen pas kësaj amnistie. .

Së treti, kjo iniciative bëhet  edhe për biznesin e madh;

Të gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bilancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe makineri pajisje me vlere poshte vleres se tregut, mund te bejne rivleresimin e tyre duke i pasqyruar ne bilancin e vitit 2011. Tarifa per pasurite e paluajtshme eshte 6% e diferences qe rrjedh nga rivleresimi dhe 7% per makineri e pajisje. Sigurisht nga biznesi ka të tjera propozime. Bëhet fjalë për të rivblerësuar asetet dhe për t’i përfshirë ato në normën e amortizimit, pra në shpenzimet vjetore. Sepse deri më sot e drejta për rivlerësimin e aseteve, pa i amortizuar në llogarinë e vitit ushtrimor ekziston dhe është me tarifë 0, por nëse kërkohet që të rivlerësohen asetet për t’u amortizuar, pra për t’u përfshirë në në llogarinë e vitit ushtrimor, për të ulur fitimin përmes rritjes së shpenzimeve, ne kemi propozuar këto parametra. Ndërkohë që nga biznesi janë propozuar të tjera shifra, të cilat mendoj që janë objekt diskutimi në komision. Theksoj se me shifrat që kemi vendosur i jepet biznesit e drejta për të përfituar një ulje të të ardhurave të ardhshme në masën 30 – 40 % të tatimit mbi fitimin. Biznesit i falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor , me te gjithe komponente e tij, me gjithë komponentët e tij gjoba dhe kamatvonesa deri me 31 Dhjetor 2008. Bizneseve qe paguajne 50% te principalit te borxhit doganor per vitin 2009, u falen detyrimet qe lidhen me kete borxh, ndersa per vitin 2010 nese paguajne 100% te prinicipalit të borxhit doganor, u falen  gjobat dhe kamatevonesat. Bizneseve qe paguajne 30% te principalit te borxhit tatimor per vitin 2009, u falen detyrimet qe lidhen me kete borxh. Bizneseve qe paguajne 50% te principalit te borxhit tatimor per vitin 2010, u falen te gjitha detyrimet qe lidhen me kete borxh. Bizneseve u falen kamate vonesat dhe gjobat per detyrimet per sigurimet shoqerore e shendetesore te papaguara. Bizneseve u krijohet mundesia qe te vetedeklarojne detyrimet tatimore e doganore te padeklaruara per periudhen deri me 31 Dhjetor 2010 dhe nese paguajne 50% te diferences qe rrjedh nga ky vetedeklarim, u falet pjesa tjeter se bashke me gjobat e kamate vonesat qe do te aplikoheshin. Kjo plotëson edhe atë kërkesë të komunitetit të biznesit që ne nuk duam të na kontrolloni pas deklarimit në kuadër të amnistisë fiskale. Të gjithë ata që nuk kanë deklaruar, që kanë fshehur detyrimet tatimore dhe që bëjnë vetëdekalrim duke paguar 50 % të shumës së deklaruar, edhe kontrolli po të shkojë nuk ka cfarë t’u kapë më. Por nëse edhe amnistia shoqërohet me fshehje, sigurisht që kontrollet e mëvonshme do të ushtrojnë penalitetet në rritje që ne do miratojmë paralelisht me këtë falje fiskale.  

Çfarë nuk është përfshirë në këtë iniciativë ?

Detyrimet tatimore e doganore për vitin 2011, si dhe një pjese e atyre te viteve 2009 dhe 2010, dhe bizneset duhet qe te përfitojnë nga ky proces qe te formalizojne njëherë e përgjithmonë marrëdhënien me administratën fiskale.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti të gjitha veprat penale që bëjnë pjesë në veprimtarinë e krimit të organizuar, përfshirë dhe kundravajtjet penale që kanë të bëjnë me fshehjen dhe mospagimin  taksave.

Nuk përfshihen të gjithë zyrtarët e lartë si dhe personat e lidhur me ta qe kane apo kane pasur detyrimin për deklarim te pasurisë se tyre.

Kjo amnisti që është më e gjerë pasi ka dhe faljen, dhe që është ndër më të mëdhatë që është bërë jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e tjera do të shoqërohet me forcimin e veprimit të ligjit pas kësaj. Kjo do të thotë penalitetet më të ngritura, kompetenca administrative më të forta për administratën fiskale, në mënyrë që evazioni fiskal të marrë fund dhe kjo amnisti është rruga për të dalë nga evazioni fiskal dhe jo për të legjitimuar evazionin perspektiv fiskal.

Jam i bindur që masat e propozuara, tërësia e tyre, do t’i shërbejë në rradhë të parë individëve, komunitetit të biznesit dhe do të krijojë konturet e një ambienti më ligjor, më miqësor, më rigoroz, midis individit, midis biznesit midis dy grupeve dhe administratës fiskale, midis shtetit, ligjit dhe çdo individi që vepron në ekonominë shqiptare.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC