Autizmi, ne rritje numri i të prekurve

Autizmi po behet gjithnjë e më shqetësues. Numri i fëmijëve dhe njerëzve me kushte autike vazhdon të rritet, në cdo vend dhe në çdo grup racial, etnik dhe shoqëror. Shqetesimi per numrin ne rritje te te prekurve nga autizmi, nje çrregullim neuro-biologjik që shfaqet tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeç, ngrihet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas OBSH, edhe pse njohuria mbi kushtet autike midis komuniteteve shkencore e shëndetësore është duke u përmirësuar, ndërgjegjësimi e publikut mbetet i ulët. Në Ditën Botërore të Autizmit, kjo organizate nënvizon se ndërgjegjësimi merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe si mundësi për t’u mobilizuar për veprime dhe ndihmë kundrejt këtyre fëmijëve. Pavarësisht se nuk ka statistika zyrtare, në vendin tonë mendohet se janë 1% e fëmijëve që kanë shfaqur shenja të autizmit. Në vend, është folur pak për te dhe fëmijët jane ndjekur në mënyrë sporadike, çka tregon  mungesë informacioni.  Dita Boterore e Autizmit eshte vendosur nga Kombet e Bashkuara ne 2007 dhe ka per qellim rritjen e ndergjegjesimit per autizimin, si nje çeshtje globale e shendetit publik me theks te veçante ne diagnostikimin dhe nderhyrjen e hershme.

Ç’është autizmi?

Autizmi u identifikua si sëmundje në 1943. Ai është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj duhet treguar më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, cka veshtireson të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i rëndë i funksioneve trunore (për rrjedhojë sjelljes njerëzore) shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje e mënyra përsëritëse të tyre, si dhe kundërveprime të ndryshme në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Klasifikimi ndërkombëtar të sëmundjeve të OBSH, percakton se autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese.

Shenjat dhe shkaqet

Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës. Shenjat e hershme të sindromës mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh. Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij. Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, në shumicën e rasteve janë hiperaktivë, por nuk përjashtohen rastet hipoaktivë. Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, qe përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike.   Shenjat e hershme të autizmit lidhen edhe me çrregullimet e zhvillimit, që së bashku me ato gjuhësore janë shpesh motivi i parë i konsultimit, para çrregullimeve të sjelljes (mbyllja në vetvete, etj). Por, ka edhe simptoma të veçanta si vetëdëmtimi, që vëzhgohet ndonjëherë herët. Sa më shpejt të identifikohet dhe sa më e lehtë të jetë si formë, aq më e mirë është ecuria e fëmijës.
Shkaqet e autizmit jane ende te paqarta. Edhe pse rrallë observohet më shumë se një rast autizmi në familje, observimi i një përqindjeje të konkordancës së rritur te binjakët monozigotë ka treguar rëndësinë e faktorit gjenetik tek autizmi. Sipas një studimi, “fëmijët e lindur para kohe janë dy deri tre herë më shumë të rrezikuar të shfaqin simptoma të autizmit, para moshës dyvjeçare, ndërsa shkaktarët e çrregullimeve që vështirësojnë komunikimin dhe ndërveprimin e fëmijëve me rrethin, mbeten të panjohura”. Studimi hedh hipotezën se lindja para kohe nuk është e lidhur në mënyrë direkte me shfaqjen e autizmit, por shkaktari që nxit autizmin është njëkohësisht shkaktar i lindjes para kohe.
Lidhur me përhapjen e këtyre çrregullimeve, raportimet vlerësojnë se në botë 3,4 fëmijë në 1000 vuajnë nga autizmi infantil. Autizimi prek më tepër meshkujt, sesa femrat e vlerësuar në raportin 4:1. Edhe pse për të kuruar simptoma specifike të autizimit ka barna, gjithnjë e më tepër specialistët flasin për teknikat arsimore dhe integruese në shoqëri.Fëmija duhet të mbështetet dhe të trajtohet nga një ekip multidisiplinar, përfshirë dhe prindin, për të patur një ecuri zhvillimi të dukshme. Nisur nga kjo, në kopshte dhe shkolla duhet të ketë edukatorë të kualifikuar për fëmijë me nevoja speciale dhe më tepër mbështetje nga institucionet shtetërore për kompletimin e strukturave në ndihmë të këtyre fëmijëve.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC